Ish-anëtari i PDK-së, tani i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhavit Drenori, i ka bërë thirrje ish-shefit të tij, Kadri Veselit që të mos bllokojë krijimin e qeverisë nga Albin Kurti.
Në një status në Facebook, Drenori ka shkruar se Veseli është humbësi më i madh i zgjedhjeve të 11 qershorit, pasi përveç humbjes së PAN-it, humbës përball Kurtit ishte edhe Veseli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është statusi i pakorrigjuar i Drenorit në Facebook:
Kadri lësho udhë!
Lajmet që po lexojmë se PDK-ja ka fituar 20 mandate në Parlamentin e Republikës së Kosovës, përderisa në legjislaturen e kaluar mbante plot 36 sosh, është treguesi më i mirë që je humbësi më i madh i zgjedhjeve të 11 Qershorit.
Informacionet se Albin Kurti është kandidati larg më i votuar se Ti, sado që të dy mbanit numrin 1 në lista zgjedhore, madje distanca ndërmjet Jush është jashtzakonisht e madhe, 188000 për Albinin kundrejt rreth 60000 votave për Ty, është tregues tjetër që duhet të lëshosh rrugë.
Rezultatet e 4 Dhjetorit 2016 në Drenas ishin në fakt një sinjal i qartë se duhej intervenim imediat në parti (PDK) për t'a pastruar nga njerëz të krimit e korrupsionit. Ti nuk e lexove drejt këtë sinjal.
Informacionet se nuk do askush të bashkëpunoj me Ty për krijimin e një koalicioni për të ndërtuar institucionet, për shkak se në të kaluaren asnjë bashkpunim nuk e kishit dërguar deri në fund, është tregues tjetër që duhet të lirosh rrugë.
Në fakt nuk do këtë alternativë tjetër.
Bëhu burrë dhe largohu me gjithë mandatet e fituara (tmerrësisht të tkurrura) në opozitë.
Liroj rrugë hetimit të organizatës që e udhehoqe me dekada (SHIK-un) dhe kurrë qytetarët nuk u informuan për punën e saj.
Liroj rrugë çkapjes së institucioneve publike, gjyqësorit, bordeve publike, universiteteve etj.
Shko dhe reformoe partinë se "era" e krimit dhe korrupsionit po i vije gjithandej.
Këto çështje janë imperativi i kohës (po i referohem edhe raporteve kredibile ndërkombëtare).
Kadri dy rrugë ke para vetës:
të lirosh rrugë duke e pranuar që i humbe zgjedhjet dhe në një farë forme e bën me pak burrëri duke ju dëshmuar qytetarëve se forcimi dhe konsolidimi i demokracisë në Kosovë qendron mbi apetitin për ta mbajtur me çdo kusht pushtetin që tashme u dëshmua që me shokët e Tu e keqpërdorët skajshmërisht, dhe/ose
të na dërgosh edhe njëherë në zgjedhje dhe të tkurrësh edhe më shumë dhe të detyrohesh kokë ulur të ikësh përfundimisht ndoshta edhe nga skena politike (ama mos të keqkuotohemi, nëse me shkon veq pak zëri, të zezat që shokët e Tu të afërt nga ish SHIK-u i'a shkaktuan Drenasit dhe Kosovës e të cilat shumë nga to i kam të faktuara, nuk do shpëtojnë pa ndeshkim nga organet gjegjëse të drejtësisë).
Pra, Kadri shko!, sepse kështu deshi sovrani.
Nësë shkon tani, ndoshta edhe mund të kthehesh.
Nësë e bën të kundërtën vështirë që do të kthehesh.
Xhavit Drenori,
Dikur përkrahës dhe votues i PDK-së, parti të cilën në vitet e fundit me gjithë potencialin u mondova ta shpëtoj nga kjo gjendje që e sollet.