Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfaqësuesit e bizneseve kanë frikë nga një tjetër krizë institucionale

Ka kaluar afati gjashtëmujor që Qeveria në largim në krye me Isa Mustafën do të duhej të themelonte Bordin Mbikëqyrës dhe atë Menaxhues të Kombinatit metalurgjik Trepça.

Megjithatë i tërë procesi ka mbetur i ngrirë shkaku i zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. I tillë do të mbetet deri në krijimin e Qeverisë së re, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bashkë me Trepçën kanë ngecur edhe shumë projekte të tjera ekonomike, siç janë termocentrali “Kosova e Re”, projekti për Brezovicën dhe ai i bashkimit të Doganës me ATK-në.

E përveç ngecjeve në realizim të projekteve, ndikim negativ mund të ketë edhe hezitimi i investitorëve të huaj. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.