Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar edhe një herë termin “prostitutë politike” të cilën e përdori ndaj kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila të mërkurën prishi koalicionin me PDK-në në Gjakovë, duke shkarkuar tre drejtorë të kësaj partie në këtë komunë. Ndaj këtij veprimi kishte reaguar Beqa, i cili e quajti “prostitutë politike” të paren e Gjakovës.
Ky është sqarimi i tij i plotë në Facebook:
Ndihem i obliguar që të reagoj pas kësaj tendence qëllimkeqe, tendecë e cila ka për qëllim për të keq-intepretuar ose nxjerr jashtë kontektsit deklaraten time sa i përket zhvillimeve të fundit në Gjakovë.
Unë, në asnjë rast nuk kam pasur qëllim me këtë deklaratë të ofendoj gratë të cilat merren me politik! Përkundrazi qendrimi dhe besimi im i thellë dhe botërisht i njohur është se gratë janë pjesë thelbësore e jetës tonë shoqërore dhe politike.
Ne edhe gjatë kësaj periudhe, kemi dhënë shembuj që i respektojmë femrat, dega e PDK –së në Gjakovë me të cilën unë udhëheq kemi bërë zbatimin e vendimit të Kryetarit të Partisë Demokratike për implementimin e përbërjes prej 40% të gjinisë femërore në të gjitha strukturat e degës së partisë, me ç’rast dëshmojmë që unë dhe subjekti në të cilin bëjë pjesë është përkrahës i fuqishëm i gruas në jetën shoqërore dhe politike.
Termi “prostitutë politike” nuk është gjetje e imja por e terminologjisë politike për denoncimin e politikanëve, pa dallim gjinie, që shëtisin në çdo parti për të fituar pushtet. Ky term vije nga tradita demokratike për politikanët që nuk kanë moral. Këtu, nuk bëhet fjalë për fyerje gjinore as seksizëm por për pasqyrimin e një morali politik.
Nxjerrja jashtë kontekstit e deklaratës time është dashakeqëse dhe tendencë për të denigruar personalitetin dhe aktivitetin tim politik.
Fundja të gjithë jemi bijë të një nëne, vëllezër të një motre, prind të një vajze dhe bashkëshort të një gruaje.
Çdo goditje ndaj tyre, në thelb është goditje ndaj vetvetes, kulturës dhe traditës sonë familjare dhe personalisht nuk do ta praktikoja kurrë si qëndrim ndaj individit të caktuar.
Por fenomeni i shfrytëzimit të pozitave si privilegj personal dhe vetëm personal, duke nënvlerësuar qytetarin votues dhe qytetin, ne rastin tonë Gjakovën, mund të ndërrohet emërtimi që mund të asocon keqkuptim, por si fenomen prapë është imoralitet dhe vetëm imoralitet i paskrupullt, qoftë grua apo burrë si gjini, individi përkatës!