Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krejt çka ndodhi në protestën e postierëve

Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës ka nxitur reagime të punëtorëve të Postës së Kosovës.

Ata pretendojnë se i njëjti po favorizon disa kompani private, derisa po e dëmton këtë institucion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kundërshtimet e tyre i kanë shprehur përmes një proteste, pas së cilës kanë dorëzuar në Kuvend edhe një peticion, me anë të të cilit kërkojnë shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit të Konkurrencës dhe kryetarin e saj.

Sindikalistët kanë paralajmëruar se nëse iu zvogëlohen pagat në vazhdimësi, do të kërkojnë edhe dorëheqjen e menaxhmentit drejtues të Postës.

Kërkesa e tyre është drejtuar te kryeministri dhe deputetët për të shfuqizuar vendimin e AKK-së.

I bindur se ka shkelje ligjore në vendimin e AKK-së, deputeti i PDK-së Shaip Muja ka përkrahur protestuesit, duke kërkuar kështu hetim për vendimin.

Protesta që nisi para kuvendit ka përfunduar me një marsh drejt zyrave të Autoritetit të Konkurrencës, ndërkohë janë paralajmëruar edhe të tjera të tilla nëse nuk shfuqizohet vendimi.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës kishte shpallur më parë si të jashtëligjshëm vendimet e komunës së Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, për të lëshuar hapësirat e tyre në shfrytëzim të Postës së Kosovës.