Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MASHT-i ende pa raport për numrin e nxënësve që kopjuan në testin e maturës

Mustafë Kadriu nga komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se tashmë disa nxënës janë identifikuar që kanë kopjuar në testim ose nuk i kanë dorëzuar telefonat që në nisje të këtij procesi.

Ai thotë se gjatë monitorimit që e ka bërë edhe vet, ka parë që një numër i madh i nxënësve ishin të prirë të kopjojnë por, sipas tij, kjo do t’u kushtojë rëndë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e Arsimit ende nuk ka raport zyrtar të numrit të nxënësve që kopjuan në testimin e maturës apo të atyre që e prishën rendin e këtij procesi gjatë së mërkurës për të marrë masa për ta.

Ndërkaq, në Institutin Edguard, që e ka monitoruar testimin, thonë se asgjë e mirë nuk është parë gjatë këtij testimi, andaj Testi i Maturës nuk ka kurrfarë validiteti.

Vëzhgues ka qenë edhe Këshilli Rinor Kosovar. Agnesa Qerimi thotë se ky këshill ka gjetur një mori problemesh teknike, duke filluar nga mosardhja me kohë në test e administruesve, mosdorëzimi i telefonave nga nxënësit, por që nuk përjashtohet as vesi i kopjimit.