Rezultati zhgënjyes i LDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit ka bërë që edhe ish-deputeti dhe anëtari LDK-së Adem Salihaj të kërkojë dorëheqjen e kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa.
Ai kërkon dorëheqjen e tij nga kreu i LDK-së, por edhe reflektim të kryesisë së partisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe anëtari tjetër i LDK-së Fatmir Rexhepi shprehet i zhgënjyer me rezultatin e LDK-së në këto zgjedhje, ndërsa pret reflektim nga udhëheqja.
Salihaj e Rexhepi thonë se u ndëshkuan nga elektorati i LDK-së, si pasojë e shumë gabimeve që ka bërë kreu i partisë me hyrjen në koalicion me PDK-në më 2014.
Ditë më parë edhe anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla, ka thënë se Isa Mustafa ka dështuar si kryetar i partisë dhe duhet të largohet nga partia urgjentisht, së bashku me ekipin e tij të ngushtë, i cili është bashkëpërgjegjës për strategjinë para dhe pas zgjedhjeve.
Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, LDK-ja mori 25.79 për qind të votave, duke u renditur pas Vetëvendosjes dhe koalicionit PDK-AAK-Nisma.