30 vendvotime do të rinumërohen, pasi në to ka pasur më shumë parregullsi dhe kështu kanë kaluar nivelin e tolerancës.
Pas auditimit që iu është bërë këtyre kutive, i është rekomanduar KQZ-së që si proces i parë ato të rinumërohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së ka shpjeguar disa nga parregullsitë në këto dhe të tjera vendvotime që kanë qenë në karantinë në QNR.
Me disa vërejtje, të gjithë anëtarët e KQZ-së kanë miratuar raportin e QNR-së.
Ndërkaq, pos këtyre 30 kutive që do të rinumërohen, 140 të tjera është konstatuar se nuk ka pasur shkelje serioze që dëmtojnë rezultatin.
Derisa, në 19 vendvotime ka pasur anulim të votave me kusht, për shkak të mospërputhjeve ndërmjet zarfeve dhe listës së votave me kusht në vendvotime.