Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita do ndryshimet kushtetuese që ia heq komunitetit serb mundësinë e kushtëzimit

Deputetë të opozitës kërkojnë që të ndryshohet amendamenti 2 i nenit 81 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili i jep mundësi komunitetit serb t’i kushtëzojë institucionet e Kosovës në shumë çështje.

Pothuajse në secilën seancë plenare futet në rend dite projektligji për plotësim ndryshim për Liritë Fetare, i cili si i tillë nuk mund të miratohet pa 11 votat e deputetëve nga radhët e komunitetit serb.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E pikërisht mungesa e këtyre deputetëve e ka lënë peng mosmiratimin e këtij ligji, i cili për disa herë radhazi largohet prej rendit të ditës.

Lista serbe po ashtu po mban peng edhe miratimin e Ligjit për Arsimin e lartë si dhe atë për Trashëgiminë Kulturore.

Opozita thotë se nga kjo situatë, të cilën e ka krijuar me kushtëzime Lista Serbe, Kosova po humb shumë duke rrezikuar kështu edhe anëtarësimin në UNESCO.

E deputetja nga radhët e AAK-së Teuta Haxhiu shkon edhe më larg duke kërkuar nga Kuvendi ndryshimin e Kushtetutës, pikërisht amendamentin 2 në nenin 81 paragrafi 1, sipas të cilit, për miratimin e Ligjit për Liritë Fetare dhe disa ligjeve të tjera duhen 11 vota të komuniteteve joshumicë.

Ndërkaq, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, i pyetur se pse sillet në çdo seancë projektligji për Liritë Fetare për miratim kur dihet që vendet e deputetëve të Listës Serbe janë boshe, ai është përgjigjur duke theksuar se nuk mund ta paragjykojnë a do të jenë apo jo deputetët në sallë.