Rrahman Rama , komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka një banesë të cilën e ka vlerësuar 87 mijë euro, një shtëpi në vlerë 70 mijë euro si dhe 4 hektarë tokë që i ka vlerësuar 40 mijë euro.
Gjenerallejtënanti vozit Audi A-8 e cila kushton 20 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahman Rama ka deklaruar po ashtu se është aksionar në një fermë e cila është vlerësuar në vlerë 83 mijë euro.
Komandanti i FSK merr pagë vjetore 18 mijë e 348 euro dhe mëditje në vlerë 2 mijë e 749 euro.
Në formularin e pasurisë Rama e ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortes e cila është veterane e UÇK-së.