Prishtinë 15 qershor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, znj. Laura Galante, eksperte e sigurisë kibernetike, ka mbajtur një ligjëratë rreth kërcënimeve kibernetike. Ligjërimin e znj Ganante e ka organizuar ICITAP-i dhe është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Ekspertja amerikane sot në MPB bashkëbisedoi me anëtarët e Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike, zyrtarë të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, zyrtarë të MPB-së, të angazhuar në fushën e Teknologjisë Informative, të Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes kësaj ligjërate është synuar që të mësohen metodat me të cilët ekspertët amerikanë merren aktivisht në ruajtjen dhe për format se si parandalohen kërcënimet kibernetike. Për zyrtarët shtetërorë të Kosovës në fushën e teknologjisë janë të domosdoshme përvoja të tilla, duke parë evoluimet që po bëhen çdo ditë në teknologjinë informative.
Znj.Laura Galante është e specializuar për analizimin e rrjetit (internetit) sa i përket kërcënimeve kibernetike. Agjencia e saj Galante Strategies analizon se si shtetet e shfrytëzojnë hapësirën kibernetike. Ajo u ndihmon qeverive dhe korporatave që t’i kuptojnë kërcënimet kibernetike dhe informatike dhe të reagojnë ndaj tyre. Më parë ajo ka punuar në kompani të ndryshme dhe ka udhëhequr botimin/nxjerrjen e raporteve të ndryshme, si i njohuri APT28: Një dritare në spiunazhin kibernetik shtetëror të Rusisë.