Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OAK: Akciza po shkatërron prodhuesin vendor të pijeve të pagazuara

Drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë vizituar kompaninë e lëngjeve “Laberion”, shqetësimi i së cilës është përballja me probleme të shumta dhe mospërkrahja nga ana e shtetit, sidomos ngarkesa që u bëhet me akcizë.

Përfaqësues të OAK në kuadër të takimeve me prodhuesit vendorë, ka qëndruar në kompaninë “Laberion”, e cila konsiderohet si kompani prodhuese e pijeve me cilësi të lartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

OAK gjatë takimit u premtojë angazhim maksimal që të eliminohen barrierat për biznesin prodhues vendor.

Po ashtu, Oda vizitoi edhe anëtarin e saj, kompaninë S// Sprint me pronar Sami Sopa, një prodhues fantastik i veshjeve sportive për meshkuj dhe femra, i certifikuar me standarde evropiane dhe cilësi shumë të lartë.

“Ky biznes ka mundësi dhe kapacitet që të prodhojë edhe më shumë dhe është i interesuar që të depërtojë edhe në tregjet ndërkombëtare, mirëpo në mungesë të përkrahjes për zgjerim të tregut, kapacitetet e tij mbesin të pa shfrytëzuara. Oda do të jetë zë i fuqishëm i biznesit në Kosovë”, thuhet në komunikatën e OAK-ut.