U përmbyll në Rumani stërvitja e përbashkët e vendeve të NATO-s, ku mori pjesë edhe Shqipëria.
Rreth 5 mijë trupa nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Spanja, Britania e Madhe dhe SHBA morën pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s, “Noble Jump 2017”, në Rumani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoManovrat ushtarake kishin për qëllim të testonin gatishmërinë e task forcës së reagimit të shpejtë të NATO-s, e cila në parim duhet të jetë gati të dislokohet brenda 28 orësh.
Këtë vit, Mbretëria e Bashkuar kishte si mision të udhëhiqte operacionet nga toka dhe ajri. Kjo stërvitje ka dëshmuar solidaritetin dhe vendosmërinë e shteteve anëtare të NATO-s për të marrë masat e nevojshme për të ndërhyrë në mbrojtje të hapësirës territoriale të vendeve të aleancës.
NATO e ka bërë të qartë se kjo stërvitje nuk përbën një provokim dhe as ka qëllim që të shkaktojë tensione me Rusinë.