Shkrimtari e publicisti Veton Surroi ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të PDK-së Memli Krasniqi në KTV se pa PDK-në nuk bëhet Qeveria, transmeton Koha.net.
Surroi, në Facebook,ka thënë se nënkryetari i PDK-së për këtë “të drejtë” mund të thirret në të drejtën e cubave por jo në të drejtën kushtetuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKushtetutë nuk shkruan se përse vota për PDK qenka më e vlefshme se e partive të tjera, ka thënë Surroi.
Ky është postimi i plotë i Surroit:
“Kur nënkryetari i PDK-së deklaron se pa PDK-në nuk bëhet Qeveria ai mund të thirret në të drejtën e cubave por jo në të drejtën kushtetuese.
Në Kushtetutë nuk shkruan se përse vota për PDK qenka më e vlefshme se vota për cilindo subjekt tjetër.
Në ligjin e cubave ndoshta po, por nuk ekziston një version me shkrim”.