Delegacioni i Kosovës dhe ai i Mbretërisë së Belgjikës, janë duke zhvilluar raundin e dytë të bisedimeve në Prishtinë, për negocimin e marrëveshjes për sigurimet sociale. Bisedimet e filluara më 12 të këtij muaji, pritet të përfundojnë më 15 qershor 2017.
Gjatë këtij raundi të bisedimeve pritet që grupet teknike të finalizojnë tekstet e marrëveshjes së përgjithshme për sigurimet sociale dhe të marrëveshjes administrative.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Marrëveshja e arritur do të jetë e rëndësisë së veçantë, pasi që kjo marrëveshje do të zëvendësojë marrëveshjen e trashëguar e cila ishte nënshkruar në vitin e largët 1954 dhe do të ndikojë pozitivisht në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës”, thuhet në njoftimin për media të MPMS-së.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thotë se do të vazhdojë të punojë që kjo marrëveshje të finalizohet nga grupet teknike dhe sa më shpejtë të kalojë procedurat e nevojshme për ratifikimin e saj.