Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot është dita e vizitorëve në “Kampin veror 2017” të kadetëve të FSK-së

Sot në fshatin Zhegoc të Komunës së Gjilanit mbahet dita e vizitorëve në ushtrimin fushorë “Kampi veror 2017” të kadetëve te Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ka filluar operacionet e saj stërvitore, nga data 5 deri me 18 qershor.

Në planifikimin, organizimin si dhe ekzekutimin e ushtrimit fushor “Kampi veror 2017” janë të përfshirë të gjithë kadetët e Forcës së Sigurisë të cilët studiojnë në Qendrën për Studime Universitare të cilët matin dhe vlerësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara si në aspektin individual po edhe në atë ekiporë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Operacionet e ushtrimit do t’i përcjellin nga afër; oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, këshilltarët ushtarak të NATO-s për MFSK/FSK, komandanti i Kampit Ushtarak Amerikan “Bondsteell”, si dhe oficerë tjerë të FSK-së.