“Pse ne jemi në burg, përderisa Lëvizja Vetëvendosje, e cila e sulmon Parlamentin ndodhet në shtëpi e po ashtu serbi Slobodan Gavriq, i zënë me 13 kg eksploziv, dënohet me 13 vjet burg njëjtë sa ne?”. Me këto fjalë i është drejtuar të martën Gjykatës, Besnik Latifi, i akuzuar për terrorizëm në rastin “Badovci”,shkruan sot Koha Ditore.
Ai dhe katër të akuzuarit e tjerë për terrorizëm janë ulur sërish në karriget e të akuzuarve pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës. Pas fillimit të rigjykimit, i kanë kërkuar Gjykatës që t`i lirojë nga akuzat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të dytën herë janë deklaruar të pafajshëm. Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Enis Latifi dhe Fehmi Musa, përmes avokatëve të tyre mbrojtës kanë thënë se me të drejtë Gjykata Supreme e ka kthyer rastin në rigjykim, duke pretenduar se nuk kanë kryer kurrfarë vepre penale.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.