Zyra e Avokatit të Popullit ka dalë me përfundimin se vazhdimi i pagimit të energjisë nga qytetarët e pjesës tjetër të Kosovës për ata që e shfrytëzojnë në veri të vendit dhe që nuk e paguajnë është veprim diskriminues, jotransparent dhe është në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike, raporton KTV.
Këto përfundime janë nxjerrë pas një hetimi të detajuar rreth pagesës së afër 8 milionë eurove në vit nga qytetarët për energjinë që serbët në veri vazhdojnë të mos e paguajnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokati i Popullit ka dalë me rekomandimet që ZRRE-ja urgjentisht duhet të ndalë praktikat e kundërligjshme të faturimit të energjisë së shpenzuar në veri te konsumatorët në pjesën tjetër të vendit.
Sipas ZRRE-së, të konfirmuar edhe nga Avokati i Popullit, në veri brenda një viti shpenzohen mbi 200 gigavatë energji apo mbi 5% e energjisë së përgjithshme, që në shifra arrin në 8 milionë brenda një viti.