Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa gjyqtarë të Kushtetueses s’u pajtuan me anulimin e zgjedhjes së kryetarit të Supremes

Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të duhet ta përsërisë votimin për kryetar të Gjykatës Supreme. Shkak për këtë është bërë ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, i nxjerrë pas ankesës së gjyqtares Valdete Daka, që ka konstatuar se janë shkelur tre nene të Kushtetutës kur është zgjedhur Enver Peci në krye të autoritetit më të lartë gjyqësor në vend, raporton KTV.

Por tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk janë pajtuar me shumicën e kolegëve të tyre dhe kanë dhënë arsyet për këtë në mendimet mospajtuese, publikuar ndaras aktgjykimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Altay Suroy e Bekim Sejdiu janë thirrur në faktin se nuk janë shteruar të gjitha mjetet juridike para paraqitjes së kërkesës në Kushtetuese, derisa gjyqtarja Gresa Caka – Nimani, përveç kësaj, ka theksuar se nuk janë dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme shkeljet e neneve të Kushtetutës nga parashtruesja e kërkesës.

Valdete Daka, lidhur me shterjen e mjeteve juridike, ka rikujtuar se Gjykata Kushtetuese tashmë ka precedent, kur ka vendosur për rastin e kryeprokurorit të shtetit në vitin 2014. Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për aktgjykimin e Kushtetueses i kanë thënë KTV-së se do të shikojnë zbatimin e tij, pas analizës që do t’i bëjnë. I kontaktuar nga KTV-ja, gjyqtari Enver Peci nuk ka dashur të komentojë aktgjykimin.