Fatmir Limaj të martën është kthyer në Gjykatë, në vazhdimin e seancave që ishin ndërprerë që para nisjes së fushatës zgjedhore, raporton KTV.
Dhe këtu nuk i pëlqejnë kamerat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLideri i Nismës po ballafaqohet ende me akuzat e krimit të organizuar e keqpërdorimit të detyrës zyrtare për kohën sa ka udhëhequr me Ministrinë e Transportit.
Akuzat kanë të bëjnë me dyshimin për kurdisje tenderësh në këtë ministri. Në këtë seancë, ka vazhduar dëshmia e Ali Aliut, që ka qenë më herët i akuzuar në këtë rast. Shumicës së pyetjeve të prokurorit të EULEX-it u është përgjigjur me ‘nuk di’ dhe ‘nuk më kujtohet’, derisa prokurori e ka ballafaquar me mesazhe, që i kishte shkëmbyer me të akuzuarin
Shpëtim Telaku, truprojë e Limajt. Sipas këtyre mesazheve, Aliu e njoftonte Telakun se ‘një nip i tij i fortë i kishte dorëzuar dokumentet në MTPT, për të marrë tender në mirëmbajtjen verore të rrugëve në rajonin e Ferizajt’.
Akuzat ndaj tij, Limaj vazhdimisht i ka quajtur të montuara politikisht, e shpesh e ka drejtuar gishtin kah ish-partia e tij, PDK-ja, me të cilën tani është në koalicion.