Lëvizja “Vetëvendosje” ka ftuar koalicionin LDK-AKR dhe Alternativa, që t’i bashkohen për të formuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, raporton KTV .
Kurti ka ftuar edhe deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës që të bëhen bashkë për të pamundësuar, siç e ka quajtur, një tjetër qeveri të “Klanit Pronto”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë ditës, askush nga LDK-ja nuk ka pranuar të flasë.
Ndërsa në një intervistë për KTV-në, partneri i Isa Mustafës në koalicion, Behgjet Pacolli, thotë se janë të hapur për një bashkëpunim me “Vetëvendosjen”.
Pacolli ka përjashtuar çdo mundësi të formimit të qeverisë me koalicionin PDK-AAK-Nisma, ngase PDK-ja duhet të shkojë në opozitë.
Pacolli ka folur edhe për takimin e sotshëm që zhvilloi me kandidatin e “Vetëvendosjes” për kryeministër, Albin Kurti.
Shpeshtim të këtyre takimeve, Kurti ka paralajmëruar se do të ketë gjatë ditëve në vijim. Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk mund ta ndalojë formimin e qeverisë nga “Vetëvendosje”. Dje koalicioni LDK-AKR-Alternativa është pajtuar që kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ta përfaqësojë këtë koalicion në takime