Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës nuk ka arritur marrëveshje me zyrtarë të AUVK-së ndonëse janë takuar sot për më shumë se një orë.
Kjo Shoqatë ka protestuar sot para AUVK-së me kërkesë që të ndalohet importi i vezëve nga Shqipëria pasi që sipas tyre po dëmtohen prodhuesit vendor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Shoqatës, Agim Sahiti, tha se do të marrin dëshmitë nga AUVK-ja për analizat e vezëve nga Shqipëria dhe sipas tij nëse rezultatet e analizave dalin të jenë të gjitha në rregull, atëherë mbetet problemi tek mungesa e zbatimit të marrëveshjes se CEFTA-s e që ka të bëjë me dampingun që ndërmarrja nga Shqipëria po përdor në eksportin e vezëve në Kosovë.
Zëdhënësi i AUVK-së, Lamir Thaçi, tha se shqetësimet e fermerëve që po protestojnë, më shumë kanë të bëjnë me çmimet, ngase sipas tij vezëve të importuara u janë bërë analizat dhe që të gjitha kanë rezultuar negative, raporton KP.
E për këtë ai tha se problemi mbetet vetëm çmimi, ndërsa shtoi se do të dalin me përgjigje për pyetjet e tjera të parashtruara nga fermerët e që kanë të bëjnë me analizat laboratorike që iu bëhen vezëve.
Deri më tani, nga janari i këtij viti, Thaçi tha se janë importuar pesë ngarkesa me vezë nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia, ndërsa tri prej tyre u janë bërë analizat të cilat kanë qenë negative.
Ndërsa Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës, u tha se do të kërkojë llogari nga Ministria e Tregtisë për shkeljet që janë bërë ndaj Ligjit Anti-dumping.