Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani reagon ndaj faqes së rreme në Facebook që e bën atë kryetare të LDK-së

Derisa lajmet e rreme dhe keqpërdorimet e faqeve në rrjetet sociale për personat publik është shndërruar në një problem global, me një situatë të ngjashme është përballur edhe kandidatja për deputete e LDK-AAK-Alternativa, Vjosa Osmani.

Dikush në emër të saj ka hapur një faqe në Facebook dhe ka bërë thirrje për protestë para zyrës së LDK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përmes një statusi në Facebook, Vjosa Osmani ka sqaruar se kjo faqe është e rreme dhe se emri i saj po keqpërdoret aty.

Ky është statusi i plotë i Osmanit:

Njoftim

Nje faqe e paautorizuar eshte hapur nga keqperdorues me emrin "'Vjosa Osmani 'Kryetare e LDK'" e cila po bene thirrje per protesta para zyres se LDK-se. Ju njoftoj se kjo faqe as nuk mirembahet nga une dhe po e keqperdore emrin tim. Ju ftoj ta raportoni kete faqe per shkak te keqperdorimit te emrit tim dhe i ftoj anetaret e LDK-se qe mos te bien pre e keqperdorimeve te tilla. E vetmja faqe zyrtare ku postimet autorizohen nga une eshte kjo.