Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër diskutohen rezolutat për Kosovën e Serbinë në PE

Debati për projekt- rezolutën për Republikën e Kosovës dhe të Serbisë, e cila kaloi dy lexime në Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së, do të fillojë sot në Parlamentin Evropian.

Diskutimi, i shtyrë dy herë, për këto rezoluta është planifikuar të mbahet për të mërkurën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së pari debati është shtyrë për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, të cilat janë mbajtur më 2 prill. Ndërkaq shtyrja e dytë është bërë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës, të cilat u mbajtën dy ditë më parë, njoftojnë mediat serbe, transmeton televizionin publik.

Rezoluta për Serbinë, e cila pritet të miratohet të mërkurën, tregon përparimin që vendi ka arritur në reformat ekonomike, bashkëpunim rajonal dhe në bisedimet për anëtarësim në BE.

Ndërkaq Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në PE, e cila së bashku me kolegun e saj, Igor Sholtes, përfaqësues nga Sllovenia, shpreh shqetësimin për shkak të një deklarate të një Instituti të Shëndetësisë në Serbi “Dr Millan Jovanoviq, Batut”, ku thuhej se nga bombardimet e NATO-s është shkaktuar një numër i madh vdekjesh nga leukemia, e cila shkon duke u rritur.

Tutje, nga PE kërkohet që politika e jashtme serbe të përshtatet me kriteret e politikës së BE-së.

Ndërkaq lidhur me Kosovën, sipas mediave serbe, thuhet se Prishtina zyrtare duhet të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.