Shoqata e Shpendarëve të Kosovës do të protestojë nesër para Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, me dyshimin për cilësinë dhe pakënaqësinë rreth vezëve që vinë nga Shqipëria në Kosovë.
Anëtari i bordit të shoqatës dhe fermeri, Sabit Rama, ka thënë për Kosovapress, se protesta do të fillojë në ora 09:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se dyshojnë në cilësinë e vezëve të Shqipërisë.
“Si ka mundësi 30 kokrra vezë në Shqipëri të shiten 3 euro, ndërsa vezët që vinë nga ky vend në Kosovë, shiten 1 euro e 49 centë”.
Sipas tij, Dogana dhe AUVK-ja nuk kanë bërë kontrolle të këtyre vezëve. Ky çmim sipas Ramës, po dëmton edhe vendorët.
“Dëmi i prodhuesve vendorë është diku 15 mijë euro në ditë”, tha Rama.