Nën kryesimin e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, sot në Prishtinë u mbajt takimi i radhës i Këshillit Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e Etheve Krime Kongo në Kosovë.
Në këtë takim janë shqyrtuar aktivitetet e parapara për këtë vit nga të gjitha ministritë, agjencionet dhe autoritetet komunale të komunave endemike për këtë sëmundje, të parapara me Planin operativ për parandalimin dhe luftimin e EHKK 2017, me qëllim të menaxhimit të situatave me sukses të rasteve eventuale të sëmundjes së bartur përmes pickimit të rriqrave, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Rrahmani tha se aktivitetet e sivjetme, të parapara në Planin operativ janë vazhdimësia e aktiviteteve të ndërmarra nga Këshilli gjatë viteve të kaluara, që kanë rezultuar me një përgjigje adekuate dhe shmangien e viktimave në mesin e të pickuarave.
Në këtë takim, përfaqësuesit e Këshillit kanë diskutuar lidhur me fillimin e aktiviteteve parandaluese, secili nga resori që përfaqëson, ndërkohë është diskutuar aktivitetet e parapara në Planin operativ, është vendosur të fillojnë në javën e fundit të muajit mars.
U bë e ditur se në komunat endemike për EHCC, si Malisheva, Rahoveci, Suhareka e Klina, sensibilizimi i popullatës për masat mbrojtëse po luan një rol të rëndësishëm në uljen e pickimeve dhe se komunat janë të përgatitura për fillimin e repelimit të kafshëve dhe aktivitetet e tjera, që do të ndërmerren sipas planit operativ 2017.
Ndërkohë, qytetarëve u është bërë thirrje që të zbatojnë masat parandaluese të përgjithshme dhe specifike: të jenë të kujdesshëm gjatë punës në fusha e ara duke bartur veshmbathje të gjata, mirëmbajtjen e oborreve dhe kopshteve, kositjen e tyre me kohë, fëmijët të mos lihen të luajnë në livadhe e kopshte të pa kositura dhe të kontrollohen në mbrëmje nga prindërit nëse u është ngjitur ndonjë rriqër…, ndërkohë që të lajmërohen në qendrën më të afërt shëndetësore në rast se pickohen nga rriqrat, etj.