TAP është një projekt shumë i rëndësishëm për Evropën, por ai është i tillë edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi për herë të parë vendi përfshihet në hartën evropiane të gazit natyror.
Kjo rrit rëndësinë rajonale dhe gjeo-strategjike të vendit dhe kontribuon në integrimin tregtar dhe fizik të Shqipërisë në Evropë. Ky është një impakt shumë pozitiv për Shqipërinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) menaxheri i TAP-it në Shqipëri, Shkëlqim Bozgo, thotë se në Shqipëri do të investohen afërsisht 1.5 miliard euro, që përfshin kostot e tubave dhe gjithë pajisjeve e makinerive të nevojshme për ndërtimin e gazsjellësit.
Gazsjellësi TAP, përveç ndikimeve pozitive në ekonominë shqiptare, shprehet ai, po luan një rol mjaft të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të jetesës, kryesisht në komunitetet përgjatë dhe pranë gjurmës së gazsjellësit, si një komponent shumë i rëndësishëm
- Cili është impakti i projektit TAP për Shqipërinë, kryesisht në tregun energjetik? Si do të ndikojë në zhvillimin e infrastrukturës së brendshme të gazit TAP-i?
TAP është një projekt shumë i rëndësishëm për Evropën, por ai është i tille edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi për herë të parë vendi përfshihet në hartën evropiane të gazit natyror. Kjo rrit rëndësinë rajonale dhe gjeo-strategjike të vendit dhe kontribuon në integrimin tregtar dhe fizik të Shqipërisë në Evropë. Ky është një impakt shumë pozitiv për Shqipërinë.
Përpara implementimit të projektit TAP, idetë për gazifikimin e vendit dukeshin jo realiste. Prania dhe mundësia për të marrë gaz nga TAP ka krijuar bazën konkrete për zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit dhe tregut të brendshëm të gazit, duke dhënë njëkohësisht një kontribut të konsiderueshëm në balancën energjetike të vendit dhe në tërësinë e tregut të brendshëm të energjisë.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka përfunduar Master Planin e Sektorit të Gazit, pjesë e të cilit është edhe evidentimi i disa projekteve me përparësi dhe në dhjetorin e vitit të kaluar Qeveria Shqiptare krijoi “AlbGaz Sh.a”, kompaninë e parë publike shqiptare për shpërndarjen dhe transmetimin e gazit natyror.
TAP, në përputhje me angazhimet e marra përsipër në marrëveshjet me Qeverinë Shqiptare, po bashkëpunon dhe po mbështet Albgaz në përpjekjet e veta për rritjen e kapaciteteve vendase dhe zhvillimin e sektorit të gazit.
- Në çfarë faze është aktualisht projekti dhe sa është investimi?
Në Shqipëri do të investohen afërsisht 1.5 miliard euro, që përfshin kostot e tubave dhe gjithë pajisjeve e makinerive të nevojshme për ndërtimin e gazsjellësit. Ndërtimi i gazsjellësit TAP në Shqipëri është projektuar që të ndërtohet në katër faza kryesore: i) përmirësimi i infrastrukturës rrugore; ii) ndërtimi i tubacionit; iii) ndërtimi i stacionit të kompresorëve në Fier, stacionit matës ne Bilisht dhe valvulave të sigurisë; dhe iv) ndërtimi i segmentit në det.
Në total progresi i punimeve ka arritur pothuaj 40% te punimeve. Me konkretisht:
i) Faza e parë e përmirësimit të rrugëve dhe urave ndihmëse, e cila përfshin 58 km rrugë, ndërtimin e 2 urave të reja dhe rehabilitimin e 40 urave ekzistuese, ka përfunduar. Nga faza e dytë, që përfshin përmirësimin e afërsisht 120 km rrugë te tjera, rreth 70 km rrugë janë rehabilituar kryesisht në Fier, Korçë dhe Ura Vajgurore. Për rrugët e tjera në zonën e Çorovodës, Poliçanit, Beratit, etj. punimet kanë filluar apo janë duke filluar.
ii) Punimet për ndërtimin e tubacionit në tokë po vijojnë sipas kalendarit të parashikuar. Më shumë se 111 km nga gjurma e gazsjellësit është pastruar dhe sistemuar dhe mbi 70 km nga tubacioni është tashmë i ulur në kanal dhe i mbuluar. Duke ju përmbajtur zotimit për kthimin e tokës së marrë në përdorim në gjendjen e mëparshme, mbi 31 km nga korridori I kalimit të gazsjellësit janë kthyer në gjendjen e mëparshme dhe në disa pjesë pronarët kanë filluar t’a mbjellin tokën.
iii) Stacioni i kompresorit ka nisur tashmë të ndërtohet në zonën e Fierit, shumë pranë daljes në det të tubacionit. Punimet janë në fazën e sistemimit dhe rritjes së qëndrueshmërisë së terrenit ku do të ndërtohet godina dhe e gjithë infrastruktura e stacionit. Ndërkohë po punohet edhe për ndërtimin e Stacionit të Matjes në Bilisht dhe për valvolat e sigurisë.
iv) Punimet për pjesën detare të gazsjellësit janë parashikuar që të nisin vitin që vjen.
- Cili është impakti social dhe a ka ndikim në zhvillimin vendor zbatimi i këtij projekti?
Gazsjellësi TAP, përveç ndikimeve pozitive në ekonominë shqiptare, po luan një rol mjaft të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të jetesës, kryesisht në komunitetet përgjatë dhe pranë gjurmës së gazsjellësit, si një komponent shumë i rëndësishëm .
Identifikimi i projekteve është rezultat i një procesi konsultimesh dhe vlerësimi nevojash me pjesëmarrjen e komuniteteve, autoriteteve lokale dhe qendrore.
Tashmë kemi disa investime sociale që janë përfunduar ose ku zbatimi do të nisë së shpejti ku ndër më kryesoret janë ato për përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit. Më konkretisht mund të përmendim punimet për rehabilitimin apo rindërtimin e plotë të disa shkollave, si në Seman (Fier), Grecalli (Fier), Strumë (Roskovec) dhe Bilisht (Devoll).
Në planet afatshkurtra janë programuar edhe rindërtimi i plotë i dy shkollave dhe ndërtimi i një kopshti te ri në Urën Vajgurore, rindërtimi i dy shkollave dhe një kopshti në Berat, rehabilitimi i ndërtesës ku do të vendoset muzeu i Gjon Milit në Korçë, ndërtimi i rreth 10 terreneve sportive në disa fshatra të Korçës, shkolla e mesme e Poliçanit, etj.
Përsa i përket infrastrukturës, përveç rrugëve dhe urave ndihmëse, është bërë rindërtimi i urës dy-kalimshe në qendër të Çorovodës dhe dy strukturat panoramike mbi kanionin e lumit Osum, duke i dhënë një stimul më shumë turizmit në këtë zonë.
Shumë shpejt do të fillojnë punimet edhe për rehabilitimin e ujësjellësit të Mbrostarit, i cili do të furnizoje me ujë të pijshëm edhe fshatrat përreth, si edhe një sërë projektesh të tjera që janë në shqyrtim.
Përveç investimeve të planifikuara, disa herë TAP u është përgjigjur nevojave të komuniteteve përgjatë gjurmës për ndihma në raste emergjencash. Këtu mund të përmend ndihmën e dhënë banorëve në zonën e Otllakut, në Berat, pas përmbytjeve nga shirat apo shpërndarja e pakove ushqimore për rreth 1,300 familje në zonat përgjatë tubacionit për shkak tè vështirësive të pazakonta të krijuara nga dimri i acartë.
TAP synon që të përmirësojë apo rrisë kapacitetet e burimeve njerëzore në vend, kryesisht ata të lidhura me sektorin e energjetikës dhe menaxhimit të sigurisë teknike në punë. Si pjesë e investimeve sociale, është krijuar edhe programi i praktikave profesionale që i jep mundësinë studentëve të mësojnë duke punuar në projektin TAP në fusha të ndryshme të veprimtarisë së tij. Pas përfundimit të raundit të parë të programit të praktikave profesionale, ka nisur procesi për përzgjedhjen e studentëve të raundit të dytë të cilët do të punojnë në TAP për një periudhë rreth gjashtë mujore.
Tjetër fokus i investimeve sociale të TAP është siguria rrugore. Statistikat e aksidenteve rrugore në vend janë shqetësuese dhe kjo na përfshin të gjithëve. TAP ka nisur një sërë fushatash informuese dhe ndërgjegjësuese sidomos me komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Është punuar me institucionet arsimore, jo vetëm për zhvillimin e trajnimeve me nxënës dhe banorëve por edhe po tentohet pasurimi i kurikulave shkollore duke shtuar orë të veçanta mësimi mbi sigurinë rrugore. Në këtë kuadër, janë trajnuar e informuar më shumë se 6,500 nxënës në rreth 17 komunitete të ndryshme. Këtë muaj do të nisë edhe një fushata në radio me qëllim ndërgjegjësimin e përdoruesve të mjeteve, të cilët duhet të tregohen më të vëmendshëm dhe më të kujdesshëm.
TAP do të nisë së shpejti edhe programe të tjera për zhvillimin e bujqësisë, turizmit, etj. Nëpërmjet këtyre investimeve është menduar që të krijohen më shumë mundësi për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomive lokale përgjatë tubacionit.
Gjithashtu edhe programi për grantet e vogla, që pritet të prezantohet së shpejti, do të jetë një mundësi për ata që do të duan të realizojnë projekte në dobi të shoqërisë.
- Si do të mund të furnizohet me gaz nga TAP-i biznesi dhe konsumatori familjar?
Më lejoni të bëj një shpjegim të shkurtër para se të ndalemi te furnizimi i konsumatorit shqiptar me gaz nga projekti TAP. Sikurse dihet, TAP kalon nëpërmjet Greqisë dhe Italisë, të dyja anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, e cila është palë kontraktuese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Qëllimi i Traktatit të Komunitetit të Energjisë është adoptimi i legjislacionit të BE në fushën e energjisë ne vendet anëtare të Traktatit (palëve kontraktuese).
Me qëllim nxitjen e konkurrencës në infrastrukturat me natyrë monopoliste, siç janë ato të energjisë elektrike dhe gazit natyror, legjislacioni i BE siguron të drejtën e cilitdo që dëshiron të blejë apo të shesë sasi energjie (elektrike apo gaz) të hyje dhe të përdorë infrastrukturat përkatëse kundrejt një tarife të miratuar nga rregullatorët e energjisë. Që të mos abuzohet me çmimin, pronarëve të infrastrukturave (linjave elektrike apo tubacioneve) nuk u lejohet të merren me tregtimin e energjive përkatëse. Ata e sigurojnë kthimin e investimit nëpërmjet tarifave të transmetimit për çdo sasi energjie që transmetohet në to dhe tarifat miratohen nga rregullatorët. Shqipëria ka adoptuar tashme në ligjin përkatës për gazin të gjitha kërkesat e legjislacionit të BE.
Si rrjedhojë, TAP nuk mundet të përfshihet në tregtimin e gazit por vetëm ne ofrimin e shërbimit të transportimit te tij. Kur TAP të jetë operativ, në vitin 2020, edhe në Shqipëri çdo palë e interesuar që është e gatshme të blejë apo shesë gaz mundet ta bëjë këtë shkëmbim nëpërmjet infrastrukturës së TAP. Sigurisht që të realizohet kjo është e nevojshme që të kryhen edhe investimet përkatëse në rrjetin e brendshëm të gazit dhe korniza e duhur kontraktuale dhe rregullatore. Sikurse e përmenda edhe më sipër, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka përfunduar Master Planin për Zhvillimin e Sektorit të Gazit në Shqipëri, dhe identifikimin e disa projekteve parësore përfshirë këtu furnizimin me gaz të TEC-it në Vlorë dhe të disa konsumatoreve të tjerë të rëndësishëm ndërkohë që është krijuar edhe kompania shqiptare e gazit Albgaz. Ndërtimi i tubacioneve kryesore për konsumatorët e mëdhenj do të krijojë kushtet edhe për furnizimin më tej të konsumatorëve më të vegjël përfshirë këtu edhe konsumatorët familjarë.
TAP në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara mbetet i angazhuar për të dhënë ndihmën e vet maksimale në këtë proces.