Avokati nga Prishtina Azem Vllasi mendon se Ramush Haradinaj do të marrë të drejtën për formuar Qeverinë dhe se në fund çështja e demarkacionit do të zgjidhet, transmeton Koha.net.
Për këtë arsye, siç mendon Vllasi, çështja e demarkacionit me Malin e Zi edhe një kohë do mbetet në “pikën e vdekur”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Por, kjo gjë do edhe më tej do të mbetet problem i brendshëm i Kosovës dhe nuk është gjë për të cilën acarohen marrëdhëniet me Malin e Zi”, ka thënë Vllasi për gazetën Pobjeda të malit të Zi.
Ai beson se më vonë megjithatë do të gjendet mënyra që ky vendim të merret në Kuvendin e Kosovës
“Mendoj se Haradinaj, kur ta marrë postin e kryeministrit, do të shohë se nga vendi i pushtetit gjërat shikohen ndryshe ashtu që do të gjendet ndonjë mundësi që Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi të kalojë e të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Vllasi.
Ai ka theksuar se Mali i Zi tash është anëtar i NATO-s.
“Ky është kufiri me NATO-n, përkatësisht me shtetin që është anëtar i NATO-s dhe megjithatë do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje të brendshme të Kosovës e jo çështje shtetërore me Malin e Zi”, konsideron Vllasi.