Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, u ka dërguar një letër të dytë ambasadorëve Lu dhe Vlahutin në lidhje me Bordin e ONM-së, duke ngulur këmbë se ky bord është antikushtetues.
Pas letrës së parë të Vasilit, reagoi edhe eurokomisioneri Hahn, i cili u përgjigj se bordi ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin e Vettingut. Por Vasili më datë 20 shkurt i ka dërguar ambasadorit amerikan dhe ambasadores së BE-së një letër të dytë, ku shpjegon se nevojitet një marrëveshje ndërkombëtare me qëllim që bordi i ONM-së - ku bëjnë pjesë edhe vetë Lu e Vlahutin – të respektojë legjislacionin shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër më tepër, Vasili thekson se roli i deritanishëm i sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit Rama, Engjëll Agaçi, është i paligjshëm.
Dy ditë pas kësaj letre, Vasili u pa të drekonte me ambasadorët Lu e Vlahutin në një prej restoranteve të Tiranës.
