Ministri i Financave Avdullah Hoti sot nënshkroi me Bankën Botërore Marrëveshjen e bashkëpunimit për “Projektin e Statistikave në Vendim-marrje”. Kjo marrëveshje ka për qëllim edhe bashkëpunim ndërinstitucional.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore i siguron Agjencisë së Statistikave të Kosovës një grant në vlerë prej 281,296 dollarë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy grant nga BB i cili përbëhet prej katër komponentëve, gjithashtu ka për qëllim realizimin e projektit për forcimin e prodhimit të të dhënave dhe indikatorëve nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në fushat kryesore duke përfshirë këtu varfërinë, përfshirjen sociale, shëndetësinë dhe luftën kundër informalitetit.