Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basha: Ulim taksat, nxisim prodhimin në vend

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në takime me banorë dhe përfaqësues të biznesit në qytetin e Burrelit.

Gjatë prezantimit të programit ekonomik në Dibër, Basha ndërsa dëgjoi ankesat e tyre u tha se plani i tij me ulje taksash, do të nxisë konsumin e do rrisë prodhimin në vend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ulje taksash subvencione për femerë, rritje konsumi domethënë rritje e kërkesës në treg, rritje prodhimi akreditimi dhe paratë e shtetit nuk do të hidhen më për projekte kot për palma por për investime që ndihmojnë ekonominë” tha Basha.

Bisedat me qytetarët i kshte sy më sy ndërsa u ka shpjeguar projektin e tij për biznesin e vogël, ndërsa i tha pronarit të një dyqani të vogël, se si pulla që do të vërë ai në xham që tregon se ka shlyer detyrimet, do të mbajë larg çdo tatimor a përfaqësues të shtetit që shkojnë për të abuzuar e bërë presion.

“1.5 % e xhiros kombinim i të gjithë detyrimeve ndaj shtetit lokal dhe qendrorë maksimumi. Kur të marri frymë biznesi i vogël aty fillon gjenerohet ekonomia, qëllimi nuk do të jetë terrori por punësimi, nuk do të ketë më tatimorë rrugëve, rrugëve duhet të ketë punëtorë konsumatorë, fermerë, sipërmarrës, tatimorët të gjithë në kazermë” u shpreh Basha.