Javën që lamë pas, më saktësisht të hënën, më 5 qershor, u shënua një përvjetor i rëndësishëm për historinë e Evropës së pasluftës së Dytë Botërore dhe për raportet ndërmjet Evropës Perëndimore dhe aleatit kryesor përtej Oqeanit Atlantik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këtë ditë u bënë 70 vjet prej lansimit të “Planit Marshal”, përmes së cilit SHBA-ja ndihmoi jo vetëm rimëkëmbjen e Evropës së shkatërruar nga lufta, por edhe i vuri themelet për bashkimin e Evropës dhe arritjen e një paqeje afatgjate, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë vit nuk pati ceremoni për të shënuar këtë datë të rëndësishme. Kishte vetëm një deklaratë të shkurtër me shkrim nga sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, përmes së cilës ai përkujtoi se si sekretari i Shtetit, George C. Marashal, e shpalosi më 5 qershor të vitit 1947 vizionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar kombet e dërrmuara nga lufta që të rimëkëmben nga pasojat e shkatërrimeve.
“Plani Marshal” jo vetëm se e ndihmoi Evropën të rindërtohet dhe shënoi rritje të shpejtë ekonomike, por vuri edhe themelet për paqe dhe prosperitet afatgjatë, të cilat si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe Evropa i gëzuan për gati tri të katërtat e shekullit.
Ndoshta edhe më e rëndësishme, “Plani Marshal” vuri themelet për lidhjen transatlantike dhe partneritetin që ndihmoi Evropën të mbetet e tërë, e lirë, në paqe dhe prosperitet. Sot, kur ne përballemi me kërcënimet ndaj sigurisë sonë, unitetit dhe prosperitetit, “Plani Marshal” na rikujton se çfarë është e mundur kur Shtetet e Bashkuara dhe Evropa punojnë së bashku, ka shkruar shefi i diplomacisë amerikane... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.