Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria, eksportuesi më i madh në Ballkan i bimëve medicinale

Eksportet e bimëve medicinale në Shqipëri llogariten 40 milionë dollarë në vit dhe rreth 90 mijë vetë janë të punësuar.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, e cila sot mori pjesë në konferencën kombëtare shqiptare të bimëve medicinale dhe aromatike, theksoi se ky sektor prodhon 47 për qind të bimëve medicinale e aromatike në Ballkan dhe punëson direkt dhe indirekt shtresën më të varfër të popullsisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo foli për ndihmën me fonde mbështetëse që ministria e Ekonomisë i ka dhënë këtij sektori, ku dy vitet e fundit katër biznese kanë fituar fondin e konkurrueshmërisë dhe dy biznese fondin start-up.

Ndërsa Filip Gjoka, kreu i shoqatës së Bimëve Mjekësore e Medicinale, tha se klima e biznesit është më e konsoliduar se asnjëherë tjetër. Ai theksoi se paketat fiskale të miratuara kanë sjellë shumë lehtësira.

Qëllimi i kësaj konference është që e gjithë kjo industri të flasë në një zë, të rrisin bashkëpunimin mes tyre, të rrisin cilësinë, dhe vendet e punës. Të punësuarit janë kryesisht në zonat rurale dhe kjo industri ka një efekt të madh në zbutjen e varfërisë në këto zona.