Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKP-ja derdh 15 milionë euro për punën që s’është kryer

Për punën që nuk e ka finalizuar një konsorcium ndërkombëtar ka arkëtuar në Kosovë rreth 15 milionë euro.

Është fjala për kompanitë “Deloitte Central Europe Limited”, “Deloitte & Touche” dhe “Tashko Pustina”, të cilat, si subjekt i vetëm, në 2012-n ishin kontraktuar nga Agjencia e Privatizimit (AKP), për të ekzekutuar procesin e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe për shqyrtimin e pretendimeve të kreditorëve, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kontrata e lidhur peshonte 19.920.304 euro. Pjesa më e madhe e këtyre parave kanë shkuar e puna nuk është kryer ashtu siç parashihte kontrata, kohëzgjatja e së cilës ishte për katër vjet.

Por, tash kur kanë shkuar pesë vjet, asnjë nga 541 ndërmarrjet nuk është likuiduar, e të cilat janë në menaxhim të kompanive të kontraktuara.

Penalizime nuk kanë ndodhur....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.