3 mijë e 934 qytetarëve do t’u dërgohen ekip mobile për t’ua mundësuar të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ata janë persona të ngujuar në shtëpitë e tyre, të burgosur apo të vendosur në qendra mjekësore në gjithë vendin, e që kanë të drejtë kushtetuese të votojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBazuar në dokumentin që ka miratuar Komisioni Qendror Zgjedhor, 1272 persona konsiderohen si votues me zotësi juridike, të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotimin e zakonshëm për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore, raporton KTV.
Por vetëm 1148 personave u është konfirmuar vendvotimi, pasi 124 votues të tjerë u janë dërguar të dhënat gabimisht. KQZ-ja ka certifikuar edhe vëzhguesit e fundit për zgjedhjet e 11 qershorit.
Numri i tyre në total është 29 mijë e 264 sosh nga 101 organizata në mesin e të cilëve subjekte politike, OJQ e media.
Koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka certifikuar 6766 vëzhgues, ndërkaq 8306 persona do të vëzhgojnë zgjedhjet nga koalicioni LDK-AKR e Vetëvendosje ka 2538 vëzhgues.