Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi takon Braathun, thotë se Kosova ka fituar përvojë në organizim të zgjedhjeve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

“Presidenti Thaçi falënderoi Ambasadorin Braathu për mbështetjen që Misioni i OSBE-së i ka dhënë procesit elektoral në Kosovë. Ambasadori Braathu u shpreh se Misioni i OSBE-së mbetet i përkushtuar që të mbështesë institucionet e Kosovës për një proces elektoral të suksesshëm”, thuhet në njoftimin për media të Presidencës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka përvojë të organizimit të mirë të zgjedhjeve dhe se pret që edhe zgjedhjet e 11 qershorit të dëshmojnë këtë traditë.