Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, priti sot kryesuesin e misionit të vëzhguesve nga Parlamenti Evropian për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle, me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë.
“Myftiu Tërnava, pasi e përshëndeti kryesuesin e misionit vëzhgues për zgjedhjet e 11 qershorit, u shpreh se të dielën pret proces të lirë e demokratik zgjedhor ku qytetarët e Kosovës do të japin vendimin e tyre në për përfaqësuesit e tyre. Myftiu Tërnava tha se BIK përkrah, mbështet dhe mirëpret misionin e vëzhguesve nga Parlamenti Evropian për procesin e zgjedhjeve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdësa Peterle tha se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.
Gjatë takimit Peterle u interesua edhe për organizimin e BIK si dhe për bashkëpunimin që kanë bashkësitë fetare në Kosovë.