Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka theksuar se shqiptarët e Kosovës nuk dëshirojnë të zbatojnë atë për të cilën ka marrëveshje në Bruksel lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave serbe.
Ai për rts ka shtuar se ky qëndrimi i shqiptarëve ka një kufi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duam që përfundimisht të realizohet ajo që është arritur me marrëveshje “, ka thënë ai duke shtuar se për AKS-në do të bisedojë me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini e cila gjatë kësaj jave do të jetë për vizitë në Kosovë, transmeton Koha.net.
Stojanoviq ka theksuar se serbët të gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë u thonë se shqiptarët nuk janë të interesuar për problemet e serbëve dhe se dëshirojnë të evitojnë përmbushjen e detyrimeve të veta.
Duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka kushte për kthimin e përfaqësuesve të serbëve në institucionet e Kosovës, Stojanoviq ka theksuar se kjo gjë nuk varet nga serbët, por nga shqiptarët.
“Kushti kryesor është nisja e formimit të AKS-së, e pastaj kthehemi në institucione. T’i përmbahemi asaj që jemi marrë vesh në Bruksel”, ka theksuar nënkryetari i Qeverisë së Kosovës.
Sipas fjalëve të tij, prania e serbëve në institucionet e Kosovës është bërë për të përmirësuar kushtet elementare të serbëve.
“Presim që marrëveshjet të realizohen ashtu siç janë bërë në Bruksel. Shqiptarët, në esencë dëshirojnë ta mashtrojnë Beogradin”, ka thënë Stojanoviq.
Lidhur me rastin Ramush Haradinaj, i cili të enjten del sërish para Gjykatës franceze, Stojanoviq ka thënë se kjo lëndë ka nxitur shumë pasione në terren.
“Serbët në Kosovë presin drejtësi, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Kemi përvojë të hidhur me gjykimet. Presim që paralajmërimi pompoz i Gjykatës Speciale të bëjë diçka”, ka përfunduar Stojanoviq.