Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë, të kryesuar nga Igor Šoltes dhe bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e të cilët përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.
Thaçi tha se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, demokratike e fer dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe zgjedhjet e 11 qershorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi falënderoi Soltes që Parlamenti Europian ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve.
“Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë”, u shpreh Thaçi.
Soltes u shpreh se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për Kosovën.
“Jemi të këtu të ndihmojmë këtë proces të rëndësishëm”, u shpreh z. Soltes.
Presidenti Thaçi u shpreh se çfarëdo të jetë rezultati i zgjedhjeve, Kosova do të ketë qeveri pro-europiane, pro-NATO dhe multi-etnike.