Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hidhërohet Vulin: Në Kosovë shkoj kur të dua, s’ka kush të më ndalojë

Ministri për punë në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin është hidhërua shumë që dje i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Për këtë arsye, ai ka deklaruar me kërcënim se në hapësirën e Kosovës, në cilindo qytet të saj mund të vijë “kur të dojë“, se mund të hyjë e të dalë e që për këtë autoritetet e Prishtinës të mos dinë asgjë ose që nuk mund ta pengojnë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Është hera e katërt që Prishtina më ndalon të mos shkoj, përkatësisht është hera e katërt që është shkelur Marrëveshja e Brukselit dhe që janë shkelur rregullat e sjelljes. Prishtina e di shumë mirë se unë mund të shkoj në hapësirën e Kosovës kur të dua, në cilindo qytet, ama ku të dua dhe natyrisht, pa pyetur askënd”, citon tanjug të ketë thënë Vulin.

Ai ka theksuar se “shumë herë ka treguar” se mund të shkojë Mitrovicë, ashtu siç mund të shkojë edhe në Prishtinë, se mund të hyjë e të dalë dhe se për këtë ata ose të mos dinë asgjë ose mos të mundë ta pengojnë.

"Thjesht, ata nuk munden. Por kjo është përpjekje e tyre për të shkaktuar incident, të shkoj dhe pastaj gjithë rrëfimin për Shqipërinë e madhe, për spastrimin etnik, gjithë dhunën që e përdorin, urrejtjen që e derdhin ndaj popullit serb, ta arsyetojnë me një shkuarje timen në Kosovë”, ka thënë Vulin.

Ai ka theksuar se “natyrisht nuk do t’ua japë këtë mundësi”, se nuk do të “nuk do bie në trike të lira" dhe se nuk do të lejojë të luhet me popullin serb në Kosovë.

"Por, jam i sigurt, serbët do të votojnë për Listën Srpska, jam i sigurt se ajo do t’i ketë të gjithë, dhjetë, deputetët e saj, se pa përfaqësues të Listë Srpska nuk mund të krijohet asnjë institucion në Prishtinë. E atëherë do të flasim edhe për këtë që po e bëjnë tani dhe për disa hapa të ardhshëm", ka përfunduar Vulin.