Lavdrim Muhaxheri është vrarë në Siri. Të paktën kështu kanë konfirmuar familjarë të tij, të cilët kanë hapur të pame.
Mediat kanë qenë të padëshiruara në shtëpinë e babait të tij në periferi të qytetit, duke mos dhënë asnjë informacion lidhur me vdekjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor më të ashpër ndaj ekipit të KTV-së kanë qenë vëllai i Lavdrimit dhe një familjar tjetër.
Sipas kryetarit të Bashkësisë Islame në këtë komunë, Florim Neziraj, vëllai i Lavdrim Muhaxherit, Bajrami, i ka treguar se kanë fakte që këtë herë pjesëtari i ISIS-it, është vrarë vërtetë.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se policia posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar ne Siri, i cili është nga Kosova.
Derisa ka shtuar se duke iu referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij.
Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas mesnatës së të enjtes, përmes Facebookut, e ka konfirmuar edhe vëllai i pjesëtarit të ISIS, Bajrami.