Mbi 4 mijë qytetarë të verbër do të hedhin votat e tyre në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ata tashmë kanë edukuar komunitetin e tyre se si duhet votuar, madje në disa qendra votimi kanë dërguar edhe komisionarë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, pavarësisht pjesëmarrjes në zgjedhje, thonë se nuk kanë pasur mundësi t’i dëgjojnë programet e të gjitha partive, por me aq sa kanë dëgjuar, në asnjërin nga programet nuk e kanë gjetur vetën.
Në çdo palë zgjedhje, shoqata e tyre vizitohet nga politikanë të ndryshëm e që të gjithë premtojnë përmirësim kushtesh për ta.
Por, besimi në ta ka humbur. Që nga viti 2009, atyre u mundësohet votimi i pavarur.
889 qendrat e votimit në të gjithë Kosovën, do të dërgohen nga dy shabllone me shkrimin e Brailit, në të cilat do të vendoset fletëvotimi.
Votuesi i verbër dhe me të parë të dobësuar në kabinën e votimit, pa ndihmën e askujt, mund të votojë i pavarur.