Shtatë fëmijë, viktima të dhunës dhe trafikimit, nga fillimi i shkurtit nuk janë në strehimoren “Shpresa dhe shtëpitë e fëmijëve”, e vetmja e këtij lloji në vend.
Të shtatë fëmijët, që nga një shkurti, janë detyruar të kthehen te menaxherët e rastit nëpër qendrat sociale. Ata janë strehuar në qendra të tjera, familje strehuese, por edhe në familjet e veta, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoValbona Çitaku, drejtoreshë e strehimores, tregon që gjendja më e keqe është gjatë ditëve të shkurtit, kur strehimorja është e mbyllur. Vetëm deri javën e kaluar, në strehimore kanë trokitur gjashtë raste të reja të fëmijëve viktima. “Fatkeqësia më e madhe është se rastet gjatë muajit shkurt janë referuar dhe nuk kanë pasur mundësi të akomodohen”, ka thënë Çitaku.
Mbyllja e strehimores ka vënë në pozicion hiç të lakmueshëm qendrat për punë sociale. Drejtuesi i QPS-së në Prishtinë, Vebi Mujku, ka pohuar se mbyllja e strehimoreve i vë në situatë shumë të vështirë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.