Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familja hap të pame për Lavdrim Muhaxherin

Familja e Lavdrim Muhaxherit kanë hapur të pame, raporton KTV.

Familjarët e tij nuk kanë pranuar të flasin para kamerës dhe nuk kanë treguar se nga kush e kanë marrë lajmin për vdekjen e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste, ISIS, është vrarë sot gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri, raporton transmetuesi publik.

Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës së të enjtes e ka konfirmuar edhe vëllai i pjesëtarit të ISIS, Bajrami.

Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai i ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.

Lavdrim Muhaxheri, nga qyteti i Kaçanikut në Kosovë, u bë i njohur në korrik të vitit 2014, pasi që postoi në Facebook fotografi grafike të veprimeve të tij, rikujton Zëri i Amerikës.

Emri i Muhaxherit i njohur edhe si Abu Abdullah al Kosova, u rishfaq në nëntor të vitit 2016, kur policia e Kosovës tha se në një varg operacionesh janë arrestuar 19 persona nën dyshimet për lidhje me grupin militant Shteti Islamik dhe planifikim sulmesh në Kosovë dhe në rajon. Policia tha se arrestimet parandaluan sulmet terroriste në ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit që duhej të zhvillohej në Shkodër e më pas u zhvendos në qytetin e Elbasanit. Sipas autoriteteve "persona të caktuar ishin në kontakt me të dyshuarin Lavdrim Muhaxheri, nga i cili merrnin udhëzime për përgatitjen dhe kryerjen e sulmeve terroriste në rajonin e Ballkanit". Në dhjetor, mediet italiane shkruan se ai kishte qëndruar në Kosovë, por kjo u mohua nga autoritetet.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 317 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Rreth 120 syresh janë thyer prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur.

Mbi 50 veta janë dënuar deri tash për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve. Shifrat e përafërta zyrtare flasin se në Lindjen e mesme edhe më tej ndodhen 140 veta nga Kosova nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë. Rreth 60 veta kanë humbur jetën në Lindjen e Mesme.

Image