Finalizimi i raportit të Komisionit shtetëror për matjen e territorit nuk ka sjellë ndonjë ndryshim sa i përket marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Palët vazhdojnë të mbesin në pozicionet e vjetra, derisa dallime rreth marrëveshjes vazhdojnë të shfaqin edhe partnerët brenda koalicionit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa kryeministri Isa Mustafa është duke insistuar me çdo kusht t’i japë fuqinë e marrëveshjes ndërkombëtare, duke fajësuar gati çdo ditë deputetët kundërshtues të LDK-së, në anën tjetër, PDK-së nuk po i ngutet.
Përveç “domosdoshmërisë” që demarkacioni të miratohet për shkak të liberalizimit, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së, publikisht nuk ka drejtuar gishtin tek asnjëri deputet i partisë së tij, ani pse një numër i tyre kanë paralajmëruar votën kundër.
Njohës të rrethanave politike thonë se në bazë të indikacioneve nuk mund të ketë ndryshim në qëndrimet e palëve rreth demarkacionit dhe se koalicioni do ta ketë vështirë t’i arrijë mbi 80 vota, aq sa i duhen për të ratifikuar marrëveshjen. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.