Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi paguan 15 mijë euro për pastrim në muaj, Qeveria 5 mijë për sipërfaqe të njëjtë

Kuvendi i Kosovës ka rreth 13 mijë metra katrorë sipërfaqe brenda dhe jashtë. Për pastrimin e kësaj sipërfaqeje paguan rreth 15 mijë euro në muaj.

Rreth 13 mijë metra katrorë ngjitur për ndërtesën e Kuvendit kanë edhe disa institucione qeveritare, shkruan sot Koha Ditore. Për pastrimin e tyre Qeveria paguan rreth 5.000 mijë euro në muaj, 10 mijë euro më pak se sa Kuvendi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qeveria ka kontratë të ligjshme për shërbimet e pastrimit. Por Kuvendi ka më shumë se një vit që po i paguan çdo muaj rreth 15 mijë euro një kompanie private në mënyrë të jashtëligjshme.

Kjo pasi që ky institucion në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik, si ligji i vetëm që rregullon çështjen e tenderëve ka bërë aneks-kontrata me kompaninë “Uni- Project”.

Kjo kompani deri në fillimin e vitit të kaluar ka pasur kontratë të rregullt me Kuvendin e Kosovës. Kontrata ishte nënshkruar në vitin 2013 dhe ishte 36-mujore. Pas skadimit të kontratës, Kuvendi nuk kishte hapur tender për këtë shërbim. (Më gjerësisht mund të lexoni ë numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.