Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) ka vendosur që Kosova të jetë sërish pjesë e testit “PISA 2018”.
MASHT tashmë ka aplikuar që për të dytën herë t’i futet kësaj sfide, ndonëse në pjesëmarrjen e parë Kosova u rendit ndër vendet e fundit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProgrami për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) është një studim ndërkombëtar i arsimit, që vlerëson aftësitë e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë. Në të tre këta lëmenj nxënësit kosovarë patën treguar arritshmëri të ulët në testin “PISA 2015”.
Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka bërë të ditur për gazetën se e kanë njoftuar organizatën që merret me organizmin e këtij testi se Kosova do të marrë pjesë në “PISA 2018”.
Po ashtu ka thënë se do të ndërmerren disa masa në mënyrë që vitin e ardhëm Kosova të hyjë e përgatitur në këtë test. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.