Organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim do ta organizojnë kampanjën kundër ndotjes së ajrit dhe për llogaridhënie nga kandidatët e zgjedhjeve për këtë problem.
Sot në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, PEN - Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, në mbështetje nga Komisioni Evropian, organizojnë kampanjën kundër ndotjes së ajrit, me qëllim të kërkimit të llogaridhënies së kandidatëve për zgjedhje dhe vetëdijesimit të qytetarëve. Kjo kampanjë do të jetë aktive gjatë tërë kohës në orarin e cekur, dhe do të përfshijë:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendosjen e kukullave që simbolizojnë kandidatët e zgjedhjeve, të cilat mbajnë mbishkrime sensibilizuese dhe synojnë llogaridhënie për problemin e ndotjes së ajrit.
Shpërndarja e “Fletëvotimeve” ku kandidati i zgjedhur është ajri I pastër, nga mesi i alternativave aktuale negative që janë politika shtetërore.
Matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit, nga anëtarët e projektit
Do të rregullohet hapësira për informimin e qytetarëve, ofrimin e broshurave, fletëvotimeve të simuluara dhe maskave kundër ndotjes.