Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar subjektet politike për shkelje të rregullave të fushatës elektorale, me vlerë totale 16 mijë e 700 euro. PZAP-i ka marrë 11 vendime për veprimet që kanë ndodhur deri më 5 qershor, shkruan sot Koha Ditore.
Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka marrë më së shumti dënime. Për pesë raste të shkeljes së rregullave të fushatës është dënuar me 7 mijë e 500 euro. Partia turke KDTP është dënuar me 5 mijë e 500 euro për tri raste, e përcjellë nga koalicioni LDK-AKR me 2 mijë e 500 euro për dy shkelje. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një shkelje të rregullave dhe është dënuar me 1 mijë e 200 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas vendimeve të publikuara nga PZAP-i në faqen e tyre zyrtare, del që shkelja më e shpeshtë që është bërë nga subjektet politike në fushatë zgjedhore është ngjitja e posterëve dhe materialeve propaganduese në shenja komunikacioni dhe objekte publike.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.