Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gruevski i gatshëm ta mbështesë LSDM-në nëse heq dorë nga ligji për shqipen

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes një shkrimi në Facebook, ka vazhduar me thirrjet për mobilizim të maqedonasve siç ka thënë në mbrojtje të Maqedonisë, kundër Ligjit për gjuhën shqipe dhe deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.

Ai madje është i gatshëm që me deputetët e partisë së tij, ta mbështesë LSDM-në, nëse heq dorë nga gjuha shqipe, përcjell Ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gruevski shkruan se dygjuhësia në Maqedoni është vetëm qëllimi dytësor, pas dygjuhësisë do të nisin përgatitjet për kantonizimin e Maqedonisë hap pas hapi. Dhe sipas tij shteti ishte duke funksionuar normalisht, derisa nuk u sulmua nga qendra të fuqishme nga jashtë.

Sipas Gruevskit Qeveria e re mund të bëhet nën presionin e ashpër të jashtëm ndaj BDI-së, ku sipas tij më aktivi është një ambasador i huaj pa e përmendur emrin e tij.

“Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në, ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë, nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës”, shkruan Gruevski.