Në Forumin e Sekretariatit Europian të Energjisë, që zhvilloi punimet ditët e fundit në Athinë, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Italia janë dakordësuar të bëhen pjesë e projekteve pilot që i hapin rrugë krijimit të tregut të përbashkët rajonal të energjisë.
Sekretariati Europian i energjisë fton vendet ballkanike të rrisin përpjekjet për të rregulluar dhe harmonizuar bazën ligjore, duke përfshirë një proces gjithëpërfshirës të vendosjes se tarifave për operatorët e sistemit të shpërndarjes dhe cilësinë e shërbimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoForumi i Athinës, shkruan monitor, e inkurajoi Sekretariatin e Energjisë të vazhdoje me zhvillimin e konceptit për harmonizimin e regjimeve të licencimit të tregtisë dhe furnizimit me energji në vendet e Rajonit.
Ky takim i nivelit të lartë, u bëri thirrje qeverive kombëtare që të mbështesin mjaftueshëm autoritetet rregullatorë kombëtare me burimet njerëzore dhe financiare të nevojshme për përmbushjen e detyrave për tregun e përbashkët.
Forumi ftoi qeveritë e Ballkanit Perëndimor të miratojnë vendimet e nevojshme që mundësojnë krijimin jetësimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike në përputhje me Paketën e Tretë të Energjisë dhe me objektivat e përcaktuara nga 2015. Ndërsa inkurajoi miratimin e udhërrëfyesi për bashkimin e tregut në Ballkanin Perëndimor dhe ftoi të gjithë aktorët që të marrin pjesë aktive në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve pilot për tregun e përbashkët.
Për të shmangur një krizë të mundshme energjetike, rajoni i Ballkanit Perëndimor po shikon mundësinë për të funksionuar si një i vetëm. Shqipëria është pjesë e saj. Për zbatimin e tij është krijuar një Task Forcë, ku do të marrin pjesë anëtarët e këtij këshilli, Komisioni Europian, donatorët, ekspertët etj.
Në informatën që e transmetoi ATSH, Kosova nuk përmendet fare.